Kanceri mund të shfaqet në çdo ind të trupit tonë. Por nuk keni dëgjuar kurrë për kancerin e zemrës? Nuk është çudi – tumoret e zemrës janë jashtëzakonisht të rralla. Një ekip ndërkombëtar studiuesish e sheh evolucionin si një arsye të re pse kanceri disa organe i prek shumë rradhe.

Tumoret që zhvillohen nga qelizat e zemrës quhen tumore primare kardiake. Tumoret dytësore kardiake shfaqen më shpesh. Këto janë metastaza, për shembull, të kancerit të mushkërive ose të gjirit në indet e zemrës. Në dy të tretat e rasteve kanceri i zemrës është benjine (“tumor jo i mire”) që do të thot nuk është vdekjepruerse.

 

Simptomat, diagnoza dhe trajtimi i kancerit të zemrës

Kanceri i zemrës mund të shfaqet përmes simptomave të përgjithshme si ethe, humbje peshe e padëshiruar, lodhje, dhimbje muskujsh, djersitje gjatë natës ose kollë. Diagnoza zakonisht vendoset rastësisht gjatë një ekzaminimi me ultratinguj të zemrës, i njohur si ekokardiografi. Një mpiksje gjaku gjithashtu mund të shkaktojë simptomat dhe duhet të përjashtohet paraprakisht. Ndërsa tumoret beninje të zemrës zakonisht hiqen vetëm me kirurgji, tumoret malinje (tumor i keq) të zemrës mund të trajtohen gjithashtu me kimioterapi ose terapi rrezatimi.

 

Pse kanceri i zemrës është kaq i rrallë?

Tumoret kardiake ndodhin me një frekuencë prej vetëm 0.02 %.

Në krahasim: kanceri i gjirit përbën pothuajse 30 % të të gjitha llojeve të kancerit te femrat, kanceri i prostatës përbën rreth 23 % të kancereve te meshkujt. Por pse duket se kanceri ndalon në disa organe të trupit?

Qasjet shpjeguese që diskutojnë shkencëtarët:

Shumë ndarje qelizore = rrezik më i lartë i mutacioneve të gjeneve

Kanceri lind nga grumbullimi i ndryshimeve në materialin gjenetik (mutacionet). Rreziku i këtyre mutacioneve rritet me frekuencën me të cilën qelizat ndahen. Në disa organe të trupit tonë, qelizat ndahen më shpesh se në të tjerat. Sipas kësaj teorie, kanceri shfaqet më shpesh në organet ku qelizat ndahen shpesh. Një shembull i kësaj është kanceri i zorrës së trashë. Qelizat e mukozës së zorrëve rinovohen plotësisht duke u ndarë afërsisht çdo pesë ditë. Në të kundërt, vetëm rreth gjysma e të gjitha qelizave të zemrës rinovohen gjatë gjithë jetës.

Ndikim më i madh i faktorëve të rrezikut

Një shpjegim i dytë është se faktorë të ndryshëm rreziku për kancer kanë ndikime të ndryshme në organet e trupit. Për shembull, shumë kancere të mushkërive mund të gjurmohen nga tymi i cigares. Kanceri i lëkurës zakonisht shkaktohet nga rrezatimi i tepërt UV.

Teoria e re: evolucioni

Një shpjegim i ri e sheh seleksionimin natyror si një arsye shtesë pse disa organe mbrohen më mirë kundër kancerit. Përzgjedhja natyrore është një shtytës i rëndësishëm i evolucionit. Kjo do të thotë se një organizëm që përshtatet më mirë me mjedisin e tij ka një avantazh më të madh mbijetese. Ka më shumë gjasa të mbizotërojë sesa një organizëm i përshtatur dobët. Kur bëhet fjalë për kancerin, studiuesit e shpjegojnë këtë në këtë mënyrë: Një organ i madh mund të mbajë një tumor më mirë ose më gjatë se një organ më i vogël ose më i rëndësishëm si zemra. Në rrjedhën e evolucionit, organet më të mëdha do të kishin zhvilluar më pak mekanizma për t’u mbrojtur kundër qelizave kancerogjene. Me pak fjalë: sa më jetik të jetë organi, aq më e mirë është mbrojtja kundër kancerit.

 

 

Përshtati nga Gjermanishtja në Shqip: Marsida Bregasi

Burimi: https://daskwort.de/rund-um-den-krebs/forschung-und-wissenschaft/herzkrebs-kann-das-herz-krebs-bekommen

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re