Kanceri i lëkurës – ky term është një term i përdorur për sëmundje të ndryshme tumorale të lëkurës. Forma/tipi i tyre është i ndryshëm dhe çdo lloj kanceri trajtohet ndryshe. Ky tekst ofron një përmbledhje të shkurtër të tipeve të ndryshme të kancerit të lëkurës. Megjithatë, informacioni nga interneti nuk mund të zëvendësojë konsultat me mjekët dhe specialistët e shëndetit.

Dallimi midis kancerit të bardhë dhe të zi të lëkurës

Diagnoza e kancerit në fillim tingëllon gjithmonë shqetësuese. Por është e rëndësishme të dallojmë dhe të kuptojmë: kancer i tipit të bardhë apo e të zi (ose ndryshe beninj apo malinj/melanoma?).

Kanceri i bardhë i lëkurës

Kanceri i bardhë i lëkurës është tip beninj me një rezik më të ulët nga të dy kanceret sepse përhapet më rrallë në trup dhe rritet më ngadalë. Ndër të tjera, bëhet një dallim midis karcinomës së qelizave bazale dhe karcinomës së qelizave skuamoze.

Çfarë ndikon në rritjen e rrezikut të kancerit të bardhë të lëkurës?

Njerëzit me lëkurë shumë të hapur që janë të ekspozuar shumë ndaj rrezeve të diellit janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj kancerit të bardhë të lëkurës. Një grup i dytë rreziku është më pak i njohur: ata që kanë qenë të ekspozuar ndaj arsenikut për shumë vite mund të jenë gjithashtu më të ndjeshëm ndaj kancerit të bardhë të lëkurës.

Trajtimi i kancerit të bardhë të lëkurës

Kjo formë e kancerit zakonisht trajtohet lokalisht duke hequr tumorin ose me kimioterapi ose radioterapi. Në rastet e rralla kur kanceri përhapet, terapitë shtrihen në të gjithë trupin.

Meqenëse karcinomat me qeliza skuamoze janë më agresive në sjelljen e tyre të përhapjes, trajtimi i shpejtë në kohë ka një rëndësi të madhe.

Faktorët më të rëndësishëm të rrezikut janë:

  • Lëkura e bardhë,
  • Ekspozimi i lëkurës ndaj rrezatimit UV të diellit dhe solaret,
  • Dëmtimi i lëkurës, i cili mund të ndodhë për shembull pas terapisë me rrezatim ose nga rrezatimi jonizues në përgjithësi,
  • Ilaçet që ulin imunitetin e trupit ndikojnë gjithashtu në rrezikun e zhvillimit të kancerit të bardhë të lëkurës.

Kanceri i zi i lëkurës: simptomat, trajtimi dhe rreziku i melanomës malinje

Kanceri zi i lëkurës është dukshëm më i rrezikshëm se kanceri i bardhë i lëkurës, por edhe shumë më i rrallë. Kjo formë e kancerit shpesh përhapet përmes qarkullimit të gjakut ose sistemit limfatik në trup. Tumoret quhen melanoma malinje dhe mund të zhvillojnë pamje të ndryshme.

Simptomat janë zakonisht njolla të sheshta ose nodulare me ngjyrë të errët (p.sh. kafe, e zezë ose blu). Mund të shfaqen në pjesën e sipërme të trupit, por edhe në këmbë dhe madje edhe nën thonj. Në fakt, kanceri i zi i lëkurës në thonjtë e këmbës është një rrezik që nuk duhet nënvlerësuar.

Faktorët e rrezikut për kancerin e zi të lëkurës dhe trajtimin e sëmundjes

Një numër i lartë i njollave të pigmentit dhe të paturit në familje të afërm që vuajnë nga kanceri i zi i lëkurës, janë tregues i një rreziku më të lartë për një individ.

Kanceri i zi i lëkurës zakonisht trajtohet me një operacion të menjëhershëm nëpërmjet së cilit tumoret hiqen sa më shumë që të jetë e mundur, përpara se të fillojnë të përhapen. Gjithashtu kryhet një distancë sigurie prej 0,5-2 cm rreth shenjës së njollës. Në disa raste, nyjet limfatike aty pranë duhet të hiqen. Kjo sëmundje e lëkurës shpesh trajtohet me rrezatim shtesë, kimioterapi ose medikamente.

Kanceri zi i lëkurës tek njerëzit: sëmundje me shifra në rritje!

Edhe pse mosha mesatare e të prekurve nga kjo sëmundje është pak më shumë se 60 vjeç, është e rëndësishme të keni mbrojtje nga dielli që në fëmijëri, pasi rrezet UV-A mund të çojnë në plakje të parakohshme të lëkurës.

Në parim, tipet e lëkurave të bardha janë më të rrezikuara sesa ato më të errëta nëse ekspozohen në diell për një kohë të gjatë dhe intensivisht. Lëkura e tyre ka një nivel më të ulët të vetë-mbrojtjes, kështu që ata mund të ekspozohen në rrezet e diellit vetëm deri në 10 minuta nëse nuk kanë vendosur krem kundra diellit.

Përfundim mbi kancerin të zi e ë bardhë: njihni dhe parandaloni sa më shumë që të jetë e mundur!

Megjithëse kanceri i bardhë shfaqet më shpesh se kanceri i zi i lëkurës, probabiliteti i trajtimit të tij me sukses është gjithashtu më i lartë këtu. Të dy tipet e kancerit zakonisht trajtohen me heqjen e tumorit dhe/ose rrezatim ose kimioterapi.

Është e rëndësishme të dini: Ju mund të zvogëloni rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës ose të lehtësoni/përshpejtoni procesin e shërimit, nëse zbatoni këto veprime si më poshtë:

  • Mos u ekspozoni direkt në diellin flakërues të pambrojtur me krem mbrojtës ndaj rrezeve (duke filluar që nga fëmijëria!),
  • Kryeni rregullisht kontrolle të lëkurës,
  • Jeni i kujdesshëm dhe reagoni me vëmendje ndaj ndryshimeve të lëkurës së vetes dhe familjes tuaj.

Përshtati në Shqip: Marsida Bregasi

Burimi: https://dermanostic.com/blog/hautkrebs/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re