Skip to content

Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por…

2ab2fe7e 026d 4aec 81a1 07db0fc948be 1024x682 1 1024x570 1

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, është shprehur se PD ende nuk ka një emër me të cilin do të garojë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm në Bashkinë e Tiranës.

Komentet Alimehmeti i bëri në një studio televiizve, ku teksa u pyet për Florian Binajn, tha se opozita nuk do të shkojë në zgjedhjet lokale me kandidat të pavarur.

Sipas Alimehmetit, Binaj mund të garonte për Bashkinë e Tiranës vetëm nëse gjatë kësaj kohe do të përfshihej në strukturat e një subjekti politik opozitar.

“PD është në proces ristrukturimi. Zoti Binaj dha një kontribut shumë të çmuar. Ofroi figurën e vet për opozitën, integritetin e tij në një moment të vështirë për opozitën dhe për PD-në. Megjithatë në zgjedhjet e vitit 2027 nuk do shkohet me kandidatë të pavarur. Pra jemi duke folur për tipologjinë e kandidatëve. Në këtë drejtim nuk kemi dalë me emra të përvetshëm. Por nuk është çudi që Binaj të ketë edhe një trajektore brenda-partiake”, tha mes të tjerash Alimehmeti.