Artisti i njohur, Arben Skënderi i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News ka shpalosur idetë e tij si kandidat për të marrë postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Skënderi tha se godina është e bukur por ajo që duhet të investohet është prodhimtaria brenda atij institucioni. Skënderi nënvizoi faktin që dëshiron që në krye të këtij institucioni të vendosë në zbatim industrinë kreative.

“Nuk është fushatë elektorale, që do të thotë se ne do të shpalosin problemet që na dhëmbin sepse nuk është etike as me kandidatët e tjerë. Ne do të flasim edhe për problematikat që kemi folur gjithmonë. Kjo është qasja ime personale dhe unë kam etikën time personale. Unë do të shpalos disa nga idetë e mia kryesore si duhet të drejtohet TKOB por jo si garë elektorale.

Nuk jam nga ata që thonë se historia fillon me mua, institucionet duhet të riparohet godina. Askush nuk e di më shumë se ata artistë që punojnë në atë godinë. Artistët duhet të zhvillojnë profesionin në një godinë ideale jo sic ishte dikur. Unë do të kisha dashur që të kishte kapacitete të mëdha meqë u rindërtua që u ndërtua.

Unë jam gati për garat gjithmonë. Në Shqipëri është edukuar një brez që “ose fiton, ose mos merr pjesë fare”. Unë kam tjetër teori, “O fitoj, ose mësoj”. Si e tillë të gjitha garat janë të shëndetshme. Ndryshe nga garuesit e tjerë unë kam disa pika të tjera më ndryshe. Kjo është nga ato gara që ato që ke menduar i vendos në dispozicion të diçkaje që ka vlerë. Në këto 10 vite unë kam parë disa drejtorë , kam parë disa situata të institucionit duke njohur disa momente interesante dhe shumë të diskutueshme. Unë bazohem dhe motivohem për tu futur në një garë të tillë, jo për të qenë drejtor. Në Francë jam formatuar për të qenë dinamik dhe proaktiv. Jam formuar në moshën studentore, dhe jam mësuar që njeriu duhet të jetë gjithmonë në lëvizje pasi vetë-plotësohet dhe është më produktiv.

Në Teatrin e Operas atë që doja të shikoja ndryshe të bërë nga unë apo të tjerë, dua që shqetësimi im është për anën përmbaqësore të gjërave. Pra ne bëjmë një stadium të ri dhe të bukur por ana përmbaqësore janë ekipet që luajnë në të. Ana përmbaqësore është prodhimtaria brenda godinës. Në Shqipëri në këto 30 vite asnjë qeveri nuk ka vendosur dorë për të prekur funksionimin e sektori. Ne flasim për art dhe kulturë kurse bota aktuale flet për industri kreative. Cfarë ndodh me industri kreative? Janë punonjësit e tretë në Europë. I vetmi sektor që nuk ka njohur krizën ekonomike. Është nj sektor tej dinamik. Ne duhet të kemi korridore komunikimi për të hyrë dhe për të dalë, ne nuk i kemi këto as në TOB”, tha Skënderi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re