Anëtari Kyresisë së PD, Endri Hasa ka folur për levizjete fundit politike, koalicionin e Berishës me LSI, për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

 

I ftuar në studion e Vizion Plus, Hasa tha se sot shqiptarët vendosen para një zgjedhje ndërmjet një bashkimi të Sali Berishës, Ramës dhe Metës dhe Partisë Demokratike e cila.

 

Sipas tij, PD ka ndërmend t’i ofrojë shqiptarëve kandidatët më të mirë që do punojnë për ta.

 

“Ata janë bërë bashkë që të dëmtojnë interesin elektoral të PD”, tha Hasa.

 

Përsa i përket kandidatëve të PD për zgjedhjet e 6 marsit, Hasa tha se ‘PD po ndjek gjithë hapat e saj.

 

“Kemi pasur një parazgjedhje, ne para zgjedhjeve të përgjithshme mblodhëm kandidatura për të dyja nivelet. Pothuajse është i përmbyllur procesi i konsultimit dhe gjatë ditëve në vijim do ketë vendimmarje kolegjiale për të vendosur dhe për t’i prezantuar publikut ata që do të jenë kandidatët e PD”, theksoi Hasa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re