Partia Demokratike do të nisë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë dhe për kryetar bashkie.Kjo është vendosur në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, duke paralajmëruar se demokratët janë duke përgatitur për dy palë zgjedhje njëherësh, të parakohshme. Ndryshe nga herët e tjera, PD-ja nuk do të përzgjedhë kandidatët në mënyrë të përqendruar, por do të t’ia lërë bazës, duke aplikuar parimin “një anëtar, në votë”.

Përfshirja e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve politikë të PD është një detyrim që u përfshi në statutin e PD me kërkesë të kreut të PD-sës, si konkretizim i premtimit të tij se ai nuk do të bënte më kurrë i vetëm listën e kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkie.

Ky proces pritet të nisë nga 20 qershori deri në 15 shtator, duke e mbajtur të angazhuar në maksimum bazën e Partisë Demokratike.

“Sfida më e madhe e çdo familje, e çdo shqiptari, është kriza ekonomike. Kjo krizë nuk mund të zgjidhet nga ta që zhvatën Shqipërinë. Ndaj e gjithë vëmendja jonë është tek e ardhmja. Një ekonomi e fortë, një Shqipëri e fortë. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet.  Ndaj PD dhe opozita e bashkuar janë të vendosur të paraqesin platformën ekonomike kudo në Shqipëri. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, do të kemi në fokus ringritjen ekonomike. Ky do të jetë përqendrimi i gjithë energjive tona. Do përqendrojmë gjithë energjinë tonë te fitorja e zgjedhjeve të ardhshme dhe zgjidhja e krizës së rëndë ekonomike, duke iu ofruar planin tonë shqiptarëve, për t’u kthyer ekonominë atyre”, tha kryedemokrati Basha pas mbledhjes së kryesisë.

LIVE – Komunikim me gazetarët

LIVE – Komunikim me gazetarët

Publiée par Lulzim Basha sur Dimanche 7 juin 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re