Analisti Lorenc Vangjeli foli mbrëmjen e sotme në emision Log të News 24. Vangjeli foli për ecurinë e fushatës elektorale që tashmë është në xhiron e fundit, para zgjedhjeve të së dielës më 11 maj.

Vangjeli theksoi se gara e socialistëve mes tyre në listat e hapura është e ashpër, por për shkak të hijes së rëndë të Ramës, ata nuk nuk kalojnë vijën e zonës së kolegëve të tyre atje ku kandidojnë.

Më tej Vangjeli tha se kjo luftë nuk zhvillohet te demokratët por strategjia e tyre është e tillë, që në një demokrat të thjeshtë mund të vijnë disa kandidat të listës së hapur të PD-së për të kërkuar votën.

Një gjë e tillë nuk ndodhë në PS dhe kjo rrit mundësinë e maksimalizimit të votës.

Vangjeli: Gara më e egër brenda llojit. Është politikisht korrekt. Çdo kandidat i listës së hapur mund të kërkojë votën në gjithë qarkun. Nga pikëpamja strategjike socialistët kanë vepruar ndryshe. Kanë ndarë zonat gati-gati me dhunë. Kanë ndeshje, por për shkak të hijes së rëndë të Ramës pakkush e kalon vijën dhe kjo bën maksimalizimin e votave të tyre. Ndeshen egërsisht me njëri-tjetrit. Prej hijes së Ramës nuk guxojnë t’i hyjnë, nuk guxojnë ta bëjnë. Nuk është çështje dashurie, është çështje frike. Demokratët përplasen me njëri-tjetri. Tek i njëjti demokrati trokitet nga disa kandidatë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko