Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha për “Panorama TV” se kandidatët e Ramës në Sarandë nuk dinë të bëjnë gjë tjetër përveç gafave, me te cilat behen edhe meme.

Sipas Zhupës, Rama ka zgjedhur pikërisht të flasë vetë duke mos i lënë kandidatët të mbajnë fjalime gjatë fushatës.

Ina Zhupa thotë se kërcënimet e Ramës se nuk do të bashkëpunojë me kandiatët e opozitës është në shkelje të hapur me ligjin.

“4 kandidatët e PS për nga cilësia do të kishin probleme që të bëheshin edhe shefat e rojeve të një fshati dhe jo administratorë të këtyre qyteteve të jashtëzakonshme.

Kjo është arsyeja që Rama ka zgjedhur të flasë vetë. Ai është i aftë për të bërë propagandën dhe tallavanë”, tha ndër të të tjera Ina Zhupa.

Pjese nga intervista

Ina Zhupa: Unë jam mjaftuar të flas për gjerat që di më mirë. Në këtë rast e di situatën e kandidatëve në 4 bashkitë e mia. Kur flasin ata i lë nga 3 minuta që të flisnin dhe përveç gafave dhe memeve nuk kanë asgjë tjetër.

4 kandidatët e PS për nga cilësia do të kishin probleme që të bëheshin edhe shefat e rojeve të një fshati dhe jo administratorë të këtyre qyteteve të jashtëzakonshme.

Kjo është arsyeja që Rama ka zgjedhur të flasë vetë. Ai është i aftë për të bërë propagandën dhe tallavanë.

Rama nuk bëri asgjë më shumë në Sarandë sesa lavdëroi kandidatin tonë, përgjëroi kandidatin e pavarur Gjergj Mërkuri, nuk gjeti dot një fjalë për të lavdëruar kandidatët e tij.

Olti Caci nuk i thotë asgjë Sarandës. Prandaj flet vetë sepse aty ku i rikandiduar ka bërë më shumë dëme dhe aty ku ka sjellë të rinj nuk kanë lidhje fare me qytetet.

Unë mendoj se kjo do ti rikthehet kosto sepse do jetë edhe një referendum për keqqeverisjen e Ramës, referendum për t’i thënë se koha jote mbaroi dhe boll vodhe më, ik tani.

Pyetje: A duhet të mbajë përgjegjësi Rama për kandidatët që janë në SPAK?

Ina Zhupa: Fakti që Rama ka vënë fytyrën e vetë në postera, e para i trajton si ushtarë të tij dhe i ka pa personalitet. E dyta sepse Edi Rama kur vjen puna për suksese është ai që ka merituat. Ndërsa kur vjen puna për këta kryebashkiakë që arrestohen, vjedhin, apo për ministrat e tij, atje nuk di gjë ai. Atje nuk e ka mendjen ai. E gjithë kjo është propagandë, sepse të gjithë e dinë që pa miratimin e Ramës nuk bëhet asgjë.

Pyetje: Ju e keni dëgjuar kërcënimin se nëse do fitojë kandidati i opozitës nuk do ketë bashkëpunim me ta?

Ina Zhupa: E para është në shkelje të hapur të ligjit, është e parealizueshme. Është një kërcënim që lidhet me fushatën elektorale. Rama i ngatërron kryetarët e ardhshëm tanë, me kryetarët e tyre të dështuar.

Ne kemi kandidatë që kanë projekte dhe vizion që jo vetëm e kthejnë bashkinë në shërbim të qytetarëve, por ata thithin fonde nga BE.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re