Byroja Kombëtare e Hetimit, me anë të një lajmërimi, bën me dije se të gjithë kandidatët për në BKH duhet që t’i nënshtrohen testit të poligrafit.

Në njoftim jepen edhe detaje, për të gjithë ata kandidatë që duan të jenë pjesë e BKH-së.

Njoftimi:

Kandidatët e kualifikuar që do ti nënshtrohen Testit të Poligrafit, do të plotësojnë “Deklaratën e pasurisë dhe interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë”.

Kandidatët mund të informohen mbi mënyrën e plotësimit të deklaratave të pasurisë në linkun me udhëzimet e dhëna nga ëeb i ILDKPI, si më poshtë:

http://ëëë.ildkpki.al/udhezues-i-deklaruesve-per-kandidat/

http://ëëë.ildkpki.al/rregullore-dhe-udhezime/

Deklarata e pasurisë, e plotësuar, do të dërgohen të skanuara, me e-mail, në adresën [email protected], jo më vonë se data, 02.12.2020.

Kandidatët e kualifikuar, që do ti nënshtrohen Testit të Poligrafit, për vendin, datën, orën e zhvillimit të Testit dhe për udhëzime të hollesishme do të njoftohen në datën 02 Dhjetor 2020, në ëebsite-in e BKH-së, (BKH.al).

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re