Drejtori i Shkollës së Magjsitraturës, Sokol Sadushi ka rënë dakord me kërkesën e bërë nga ambasadori i BE, Luigi Soreca që numri I kandidatëve që aplikojnë për këtë shkollë të jetë më i madh se 75.

 

Në aktivitetin ndërgjegjësues për njohjen e procedurës së rekrutimit të kandidatëve të rinj që Shkolla e Magjistraturës organizoi me EURALIUS, Sadushi theksoi se edhe pse e mbështet plotësisht kërkesën e ambasadorit Soreca ajo është e pamundur te realizohet pasi është e pamundur që të pranohen aq magjistratë sa konkurojnë.

 

“Ta kalojnë këtë prag por jo aq sa konkurojnë sepse është e pamundur.Por që të kalojnë 75 në analizën që bëjmë ne si shkollë, duhet të ketë shumë konkurentë.Ka dhe një studim i përgjithshëm që bëhet nga ana jonë. Përgjithësisht rreth 25%  e studentëve kalojnë, por varet dhe nga brezat, momenti. I keni të gjitha mundësitë që ky testim që zhvillohet në shkollë t’ju mirëpresë dhe tu bëjë që të ndiheni mirë.”

 

Shkolla e Magjistraturës do të pranojë 75 magjistratë të rinj deri në 2023 pas zhbllokimit nga KLP dhe KLGJ.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re