Skip to content

Kandidati Fisnik Qosja në garë për zgjedhjet e 14 majit, Meta: Administrator i shkëlqyer për Kavajën, votoni planin për ndryshimin e qytetit!





Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e 14 majt, ku në rrjete sociale shkruan se Kavaja do të jetë qyteti simbol i demokracisë dhe i ndryshimit.

Meta thekson se qyteti i Kavajës do të zgjedhë kandidatin Fisnik Qosja i cili ka dashuri dhe dëshirë për t’i shërbyer bashkëqytetarëve të tij.

“Kavaja do të votojë për planin e Fisnik Qoses, i cili ofron mbështetjen absolute për të rinjtë, zero taksa për çdo biznes që ata do të hapin, në mënyrë që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen në qytetin e tyre”, shkruan ndër të tjera Meta.

Postimi i plotë:

Kavaja qyteti simbol i demokracisë do të jetë pas 14 Majit dhe qyteti simbol i Ndryshimit.

Kavaja do të zgjedhë një administrator të shkëlqyer si Fisnik Qosja, i cili në themel të punës së tij si kryebashkiak i ardhshëm ka dashurinë për qytetin e tij dhe dëshirën për t’ju shërbyer bashkëqytetarëve të tij.

Kavaja do të votojë për planin e Fisnik Qoses, i cili ofron mbështetjen absolute për të rinjtë, zero taksa për çdo biznes që ata do të hapin, në mënyrë që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen në qytetin e tyre.

Sepse Kavaja u përket të rinjve, Shqipëria u përket të rinjve.

Bashkë🤝Fitojmë!✌️🇦🇱

“”