Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ka arritur të fitojë bashkinë Himarë me shumicën e votave, ndonëse ndodhet pas hekurave nën akuzën për blerje votash.

Lidhur me rezultatin e zgjedhjeve ka reaguar dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i cili tha se kjo fitore është triumf për Belerin dhe se së shpejt do të jetë në zyrën e kryetarit të bashkisë.

“Triumf, është triumf për zotin Beleri. Zoti Beleri do të jetë shumë shpejt në zyrën e kryetarit të bashkisë. Nuk ka asnjë provë. Sigurisht që do dalë nga aty. Populli e liroi”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re