Fituesi për deputet në qarkun e Dibrës Kreshnik Çollaku për PD shprethen ndaj aletavëe që morën shumë pak vota në zgjedhjet e 25 prillit. I ftuar në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 tha se kjo ishte një nga arsyet e humbjes së PD. Ja deklarata e Çollakut për gazetarin Qafoku.

“Ne duhet të bëjmë një analizë të thellë të asaj por mund të themi sot që harmonia e renditjes të shumë kandidatve të listave tona duhet të kishte qenë më e kolauduar. Rritja e rezultatit të PD erdhi për shkak të punës së struktuave në bazë. Dhe është një punë e jashtëzakonshme. Ku ka defektuar? Po. Në lista ka kandidatë që nuk kanë performancë në pritshmëri dhe shumë poshtë madje.

Futja e disa aleatëve në pozicione të sigurta të PD në Tiranë prithmëria e të cilave ishte shumë e lartë ishte gabim. Prithmëria jonë nga premtimi tyre ishte e lartë, rezultati është zhgënjyes krijoi një sakrificë shtesë në PD. Shumë eksponentë të rëndësishëm të PD kandidatë potencialë u zhvendosën dhe nuk u vendosën në lista dhe u skakrifikuan për shkak të ruajtjes së kësaj fryme të koalicionit me idenë e maksimalizimit. Kjo solli një formulë që nuk rezultoi e suksesshme.

Dorëheqja apo jo e Lulzim Bashës është akt personal i tij. Nuk mund të ketë dorëheqje nën kërkesën e dikujt. Dorëheqja vjen si reflektim personal. E vlerësoi e bën, e vlerësoi nuk e  bën. Nuk ka asnjë detyrim statutor. Në fund të korrikut mbaron mandati i kryetarit. Do hapet fushata për kandidim. Është një mundësi e jashtëzakonshme e çdokujt me anë atë platformae të ushtrojë këtë debat. Kam ndjekur debatet. Ka teza me vend ka edhe jo.

Përgjegjësi ka edhe stafi i ngushtë i zotit Basha. Strukturat e PD kanë performuar në nivel të lartë. Fushata e Bashës ishte cilësore. Por nga disa të deleguar dhe kandidatë pati eficencë jo maksimale.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re