Kandidati i Partisë Demokratike në Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi, që doli i dyti në zgjedhjet e 6 marsit, ka thënë në mbledhjen e kësaj të marte, se faji për humbjen nuk është i Lulzim Bashës.

Ai tha se shumë deputetë e kanë bojkotuar fushatën, duke vajtur sa për ndonjë foto.

Ferdinand Saraçi: Kishim perballe edhe Foltoren, edhe Qeverine. Une e di ç’kam heq. Perdoren para. Ju derguat deputetë atje. Po vetem Dash Sula mbeti, e kemi te keqen nga brenda kryetar.

Jap doreheqjen, pergjegjesine e mbaj unë vet. Nuk keni faji ju, por ata qe erdhen ne fushate për te bere foto.

Faji i humbjes është i imi dhe i deputeteve qe solle aty, jo i yti. Kerkojini llogari njerezve qe delegoni.

Basha: Pergjegjesia bie te të gjithe, por fillon me mua. Secili duhet te mbaje pergjegjesi. Ne kemi ne dore te qendrojme, te bejme beteje, te bejme ndryshime, te tejkalojme kultin e individit, për t’u bere gati per betejen e ardhshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re