Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit takon të rinjtë e kompanisë së shërbimit me telefonata. Luan Hoti u ka thënë atyre se programi i tij do ta ketë fokusin te aksesi i të rinjve në hapësirat publike.

“Tre-katër gjëra emergjente bashkë me grupin e punës i kemi skicuar qartësisht që do realizohen. Cilat janë këto? Gjelbërimi i qytetit. Aksesi i të rinjve te përdorimi i këtyre hapësirave publike. Pastrimi i qytetit. Është shumë thjesht e realizueshme pavarësisht se ne kemi një ndërmarrje këtu që merret vetëm me gjelbërimin po siç e keni parë të gjithë, qytetin e kemi për faqe të zezë.”, tha Hoti, teksa ftoi të rinjtë që të ndajnë me të shqetësimet që mund të kenë për qytetin.

“Kemi shqetësim pjesën e shezlongeve, ndërkohë që kemi një shtëpi në plazh edhe përditë duhet të paguajmë 5-10 mijë lekë. Si ka mundësi që nuk të lejohet 5 metra vend për të vënë ti çadrën dhe gjithë bregdeti është me shezlonge?”, pyeti një e re.

“Hapësirat publike do menaxhohen nga bashkia njësoj si ai që është me tarifë. Pra, nëqoftëse do themi hapësirë publike për plazh publik duhet të mbahet i pastër siç është edhe privati që paguhet një tarifë. Një nga shqetësimet nga takimet me qytetarët kanë qenë edhe banjot publike. Mund të jemi i vetmi bregdet në Europë, në Ballkan që nuk kemi banjo publike për qytetarët.”, tha Hoti.

Në fund të rinjtë, kandidatit demokrat për Bashkinë e Durrësit i uruan sukses në zgjedhjet e 6 marsit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re