Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një deklaratë për mediat përshëndeti fitoren spektakolare të PS në Kamëz, një bashki e njohur si ish-bastion i PD-së. Blerim Shera arriti që të sigurojë 74.3 përqind të votave ndërsa kandidati opozitar Indrit Hoxha mori vetëm 25.72 përqind.

“Jam i lumtur që siparin e rezultateve e hap qarku i Tiranës me një fitore 75 përqind në Vorë. Vora që prej dy dekadash nuk thyhej, ishte kthyer në një bastion që varnin xhaketën. Vora na dha një mesazh që duam të ecim përpara.Do të falenderoj Blerimin, kryetarin e sotshëm dhe të nesërmen të Vorës”, tha Veliaj.

Veliaj përcolli një mesazh edhe për demokratët.

“Sot duam të falenderojmë të gjithë qytetarët e Vorës që na dhanë çdo herë nga pak besim që e kthyem në shumë punë. Sot na kanë dhënë një besim që thyen rekord për PS me 75 përqind të votës për ta çuar Vorën gjithmonë e më përpara. Sot dua t’i drejtoj dy fjalë 25 përqind që nuk votoi për ne. Nga nesër kur të gdhijë dielli në Vorë, Bleri dhe pas do t’i shërbejë 100 përqind Vorës. Nga zgjedhjet e Vorës asnjë nuk është i humbur.”, tha Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re