Kandidati i PS-së në Patos, Fation Duro ka habitur me deklaratën e tij gjatë një takimi elektoral.

Teksa po mbante fjalën, ai u shpreh se në takim ndodheshin “djem edhe vajza të reja, që tashmë janë në pension”.

Madje theksoi Fation Duro, “ata meritojnë edhe kënde ku të luajnë”.

“Këtu ka fëmijë të vegjël, janë dy vajzat aty. Gjithashtu ka djem edhe vajza që tashmë janë në pension.

Dhe realisht e meritoni një vend ku të kaloni pasditen, ku të shkoni në mëngjes, dhe e kam një ide se ku duhet bërë. Aty ku është shkolla aktuale, është vendi i duhur që mund të kthehet në ambient relaksues për të gjithë ju”, u shpreh kandidati i Partisë Socialiste.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re