Kandidati i Partisë Socialiste për Shijakun, Elton Arbana, në një intervistë për Vizion Plus ka folur lidhur me programin e tij elektorale dhe përballjen me kundërshtarin në sfidën e 14 majit për një tjetër mandat.

Si po shkon fushata?

 

Deri tani shumë mirë, kudo që shkojmë mbjellim nga një pemë, kemi një fushatë shumë ndryshe. Pyetje: Pse qytetarët duhet të ju besojnë juve edhe një tjetër mandat. Përgjigja: Sepse gjatë mandatit të parë i mbajtëm premtimet dhe tashmë qytetarët e Shijakut e dinë që ne i mbajmë premtimet.

 

Cilat janë premtimet e mbajtura?

 

Në 2019 unë dhashë disa premtime, kryesisht në infrastrukturë, ato janë 4 rrugët në Rrushbull, shkolla 9- vjeçare në qytetin e Shijakut dhe infrastruktura e ujësjellsit. Unë i kam mbajtur dhe kaluar këto premtime.

 

Çfarë projektesh të tjera do të ndërrmerrni nëse votoheni sërish më 14 maj?

 

Vizioni jonë për Shijakun të vazhdojë përpara. Një ndër to argjinatura e lumit Erzen dhe kemi dy projekte, të 100 fshatrave turistikë, i cili nëse bëhet realitet janë 22 mijë banorë që përfitojnë. Unë jam shpresëplotë që pas datës 14 maj nis puna jonë dhe projektet që jemi zotuar dhe zotohemi do ta çojmë Shijakun përpara dhe vetëm përpara.

 

Një problematikë ishte projekti i rindërtimit, si shkoi ai?

 

Jam krenar për projektin e rindërtimit falë punës së administratës, kanë kaluar jashtë parashikimeve. Qytetarët e Shijakut kanë tashmë shtëpi të forta

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re