Skip to content

Kandidati për kreun e SPAK: Kërkoj përjashtimin e Bazajt nga votimi

Prokurori Arben Kraja, kandidat për kreun e SPAK, kërkon përjashtimin nga votimi të anëtarit të KLP-së Tartar Bazaj.

Kraja paraqiti pranë KLP kërkesën për përjashtimin e Bazajt pasi ka konflikt interesi.

Arben Kraja ka pasur dosjen e Tartar Bazajt nga ku ka dhënë dorëheqjen nga hetimi administrativ.

KLP do të zgjedhë sot kreun  e SPAK. Në garë veç zoti Kraja janë edhe prokurorët Edvin Kondili dhe Altin Dumani.