Kryeministri Edi Rama ishte sot me të rinjtë në Kavajë për takimin e radhës për fushatën elektorale të 11 majit.
Rama kujtoi sërish rastin e primareve të PD-së në Tiranë dhe kandidatin e Kavajës që doli i parë Hysen Kadiu.
Rama tha se demokratët e Kavajës nuk duhet t’ia falin Berishës që kandidati i tyre Kadiu nuk është në listat për deputet.
Rama: Por sot nuk e mbyll dot fjalën time pa ja dhënë fjalën dikujt që sa ju filloi karrierën politike. Ka qenë i thinjur dhe ka hapur rrugë për shumë të tjerë të jenë pjesë e PS-së. E kemi sjellur këtu në Kavajë, Rrogozhinë. Në Kavajën që mbahej për një kohë shumë të gjatë, si bastioni i PD-së ka ndodhur diçka që demokratët e Kavajës nuk duhet ta falin për dinjitetin e tyre. Se dolën dhe votuan për të pasur kandidatë njeriun që donin ata.
Doli i pari në primare dhe nuk është gjëkundi. E ka ngrënë bufi. Jau hëngri përfaqësuesin. Është në barkun e bufit, Hyseni. Është fyerja më e madhe një komuniteti politik. Kavajën e kanë lënë pa përfaqësim, pa njeri. Vjen vërdallë njëri me një parti tjetër. Ne i kemi sjellë Kavajës dy deputete dhe kryeministrin e ditëve më të vështira të Kosovës. E ka nisur politikën ja kështu. Si njëri nga ju dhe e kemi sjellë këtu bashkë me Eldin. Bashkë me dy burra, kemi dhe Antonelën e Rrogozhinës. 5 kandidatë nga PS dhe 1 kandidatë i zhdukur nga PD. Viktimë, e ka ngrënë bufi.