Kandidatja “adoleshente” e LSI-së në Vlorë, Grisejda Myslimi, thotë se më 25 prill, partia e saj do shkaktojë uragan e do hedhë në det Rilindjen.

“Fitorja ndihet në çdo shtëpi. Vlora mezi po e pret ndryshimin dhe më 25 prill do ta realizojë atë duke votuar LSI numrin 6.

Energjia dhe forca e të rinjve patriotë është uragani, që do të shkulë nga Vlora jonë, njëherë e përgjithmonë, “Rilindjen”, “Tërmetin” e koncensioneve, mafiozët e “Astirit” dhe të gjithë çimkat e tyre.

Ne do t’i japim shkëlqimin e merituar Vlorës së të rinjve, të familjeve të thjeshta dhe të njerëzve punëtorë, të cilëve nesër në qeverisje do t’u shërbejmë me përulësi dhe do t’ju garantojmë punësim të mirëpaguar, taksa të ulëta dhe shanse të barabarta për një jetë më të mirë për të gjithë.

LSI është partia e rinisë dhe e familjeve të thjeshta”, shkruan ajo, duke premtuar marrjen e tre mandative në Vlorë, aq s aua ka lënë detyrë Ilir Meta, edhe pse sipas sondazheve, nuk marrin dot as një mandat të vetëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re