Skip to content

Kandidatja e LSI akuzon Bashën për humbjen: Kishte skenaret e veta, jo të opozitës

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Brisida Shehaj akuzon Partinë Demokratike për humbjen e zgjedhjeve nga opozita.

Sipas një postimi në rjrett sociale, ajo thotë se Basha kishte skenaret e tij dhe jo të opozitës.

Konstatimit të një prej ndjekësve nëse gabimi më i madh është ikja nga Parlamenti dhe shkaku i largimit i hapi rrugën për gjithçka, ajo përgjigjet:

“Jam shumë dakort me ty. Unë kam gabu e para sepse kam qenë pro atij vendimi.

Por harruam që Basha ka skenaret e veta jo të opozitës”.