Kandidatja për deputete e LSI-së në listën e qarkut Vlorë, Anxhela Shenaj, përmes një deklarate nga selia e LSI-së në këtë qark, denoncoi shantazhet që qeveria po bën ndaj punjonjësve.

”Në kundërshtim me kodin zgjedhor, por dhe me moralin e PS-së, partia që duhet të mbronte vlerat e barazisë sociale është kthyer në një bandë keqbërësisht”.

Nga ana tjetër, ajo tha se nga paniku i humbjes më 25 prill, po kërcënojnë votuesit me bukën e gojës, me heqje nga vendi i punës. ”Të tilla traktika fashiste përcarëse, nuk bëjnë asgjë tjetër, por dëshmojnë në sytë e popullit frikën e humbjes së zgjedhjeve”.

Në fund ajo tha se nuk ka vlonjat që trembet nga minjtë e kanaleve të pushtetit dhe nga ata që janë mësuar që të vjedhin vota dhe të krekosen si kaposhi në majë të plehut. ”Më 25 prill, nuk do të gjejnë vrimë ku do të futen”.