Senatorja amerikan Elizabeth Warren, një politikane liberale e
Wall Street-it, bërë e njohur prej këmbimit të  fyerjeve me Donald Trump, u bë të hënën
anëtarja më i shquar e Partisë Demokratike, duke shpallur ambicien që të jetë
pikërisht ajo sfiduesja e presidentit republikan në zgjedhjet e vitit 2020, për
të kapur kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Ajo njoftoi se kishte ngritur një komision përgatitor që do të
merrej me të gjithë procedurën, e cila do ia mundësonte daljen si kandidate nga
radhët e demokratëve. Në Twitter, ajo njoftoi se do të shpallë në fillim të
vitit 2019 vendimin për të kandiduar.

Warren, 69 vjecce, një senator nga Massachusetts që nga viti
2013, ishte një nga kritikët ashpra të Donald Trump gjatë fushatës
presidenciale të vitit 2016, pas së cilës ata vazhduan të këmbejnë fyerje.

Trump e quajti atë me tallje si një “Pocahontas”,
sepse ajo pretendon të ketë rrënjë indiane.

Ndërkohë, gara për kandidatë presidencialë nga radhët e
demokratëe është jo e lehtë, ku ambicie kanë shfaqur shumë emra, duke përfshirë
senatorin Kamal Harris, Corey Booker, Kirsten Gillibrand, si dhe ish-zv/presidenti
Joe Biden.

Ish-kryetari i bashkisë së San Antonios, Julian Castro, si dhe
ish-Sekretari i Strehimit në administratën e Obamas, gjithashtu dëshirojnë të
kandidatojnë.

Ndërsa ish-anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve nga Maryland, John
Delaney është i vetmi demokrat i cili ka njoftuar zyrtarisht një fushatë
presidenciale.

Një nga rivalët më të rëndësishëm të senatores Ëarren mund të
jetë senatori Bernie Sanders, i cili ushqen të njëjtën retorikë si ajo.

Emërimet e para të partisë do të mbahen në Ioëa më 3 shkurt
2020.

Donald Trump erdhinë pushetet duke garuar pikërisht me një
grua, Hillary Clinton, por e mundi atë në një proces me shumë dritëhije,
kompromentuar nga përfoljet për ndërhyrje ruse.   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re