Lediana Fratari, kandidatja për deputete e PD në listën e Tiranës u shfaq tejet e sigurt për fitoren, pavarësisht se renditet e 34-ta në listë. E ftuar në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, Fratari deklaroi se deri më sot nuk ka humbur asnjë garë dhe se kandidimi për deputete është një tjetër qëllim që i ka vënë vetes.

“E di shumë mirë në çfarë gare jam futur dhe jam kaq e bindur në atë që them që do të bëhem pjesë e Kuvendit të Shqipërisë me vota nga elektorati im që do të më mbështesë”, shtoi më tej ajo.

Ju jeni e 34-ta në listën e Tiranës

Po e 34-ta në listën e Tiranës. Me sistemin e ri çdo kandidat ka mundësi,, nëse arrin të marrësh votat ti mund të bëhesh pjesë e qeverisë me votat e elektoratit. Tashmë qëllimi im është të bëhem pjesë e qeverisë. Unë qe i jam futur kësaj gare dhe jam e sigurt që do ta fitoj dhe unë personalisht nuk i futem një gare nëse nuk e kam të sigurt.

Por është një garë dhe mund të humbasësh?

Unë gjithmonë do dal e fituar sepse kjo është një garë e rëndësishme dhe një hap i rëndësishëm që unë po hedh në politikë. Deri më sot nuk kam humbur asnjë garë dhe ky është një qëllim që unë i kam vënë vetes. E di shumë mirë në çfarë gare jam futur dhe jam kaq e bindur në atë që them që do të bëhem pjesë e Ku vendit të Shqipërisë me vota nga elektorati im që do të më mbështesë.

Çfarë garash keni fituar ju?

Kam qenë dy herë anëtare e këshillit të PD që ka qenë fondacionit Liri për Demokraci, kam qenë pjesë e strukturave ku kam qenë edhe në strukturën numër 5.

Jeni diplomuar në Londër për shkenca politike në BE?

PD i ka vënë synim vetvetes që të fusë Shqipërinë në BE dhe është një premtim që më në fund pas 30 vitesh do të arrihet. Unë si kandidate vij nga njësia pesë, por unë garoj në të gjithë qarkun pasi vij nga listat e të përndjekurve politikë. Ne kemi shpalosur planin e PD dhe besoj plani ynë do të përkthehet në votë më 25 prill.

Lediana kur flet për begraundin e vet ka parasysh faktin që është e bija e biznesmetit të njohur Hajredin Frataj, është një privilegj apo barrë?

Është privilegje dhe këtë e shoh edhe me elektoratin tim. Unë në këtë garë nuk jam futur e vetme por kam mbështetjen e babait tim që është Hajredin Fratari. Nominimi im nga shoqata e të përndjekurve ka ardhur sepse ai është ish i përndjekur. Unë jam brez tjetër por kjo nuk do të thotë që nuk e di historinë. Kur jam kthyer në Shqipëri kam mbetur e shokuar kur kam parë në shumë libra që nuk është e pasqyruar historia.

Ju jeni e djathtë, ka luajtur rol statusi që jeni të përndjekur apo formimi?

Kanë qenë të dyja. Babai im ka qenë një nga themeluesit e PD. Por unë jam e mendimit që qytetarët duhet të menaxhojnë paratë e tyre dhe unë përkrah politikat e djathta, nuk e gjej veten në politikat e majta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re