Skip to content

Kandidatja për deputete e Nismës Thurje, Rigerta Tusha zbulon pse refuzoi partitë e mëdha

Kandidatja për deputet e Nismës Thurje, Rigerta Tusha e ftuar në emisionin ‘Pushtet’ në FaxNews zbuloi se përse zgjodhi ti bashkohej kësaj partie dhe jo partive të mëdha. Më tej Tusha u shpreh se nëse do të fitojë mandatin, ajo do të mbulojë sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë duke qënë se e ka dhe fushën e vetë, pasi prej vitesh jeton në fshat.

Rigerta Tusha:

Me nismën thurrje ka qenë, i kam parë dhe ndjekur gjithmonë dhe mu duk zgjedhja me e duhur në bazë të linjave që ka ndryshe nga partitë e mëdha. Duke qenë se është e re, unë desha të jap kontributin tim. Unë mendoj që një stilolaps po e lëviz në mënyra të  ndryshme shkruan po njëlloj.  

Nisma thurrje që nga fillimi nuk ka lidhje fare me atë që i është bërë shqipërisë gjatë këtyre viteve dhe nuk jemi marr me politikën, jemi të gjithë të rinjt. Tashmë është radha jonë që të bëjmë një ndryshim.

Varet nga përqindja e votuesve dhe sa vota më duhen mua. Fakti që jetoj nga fshati dhe vij nga fshati mua më mbetet në shpatulla zhvillimi rural. Bujqësia është një sector shumë i rëndësishëm. Ka shumë gjëra për tu bërë në qarkun e Lezhës. Fakti që coj fëmijët në shkolla të njëjta dhe ble bukën aty ku blejnë të tjerët, mendoj që është një hap para.

Njerëzit e listave të Nismës Thurrje janë të gjithë njerëz të thjeshtë, ndryshe nga partitë e tjera të mëdha.

(R.G/Faxweb.al)



/faxweb