Kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Vlorës, Grisejda Myslimi edhe këtë të premte ka vijuar me takimet elektorale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë momente nga takimet me qytetarët që janë prekur nga keqqeverisja, ajo thotë po ashtu se në këto tetë vite Rilindja rrënoi ekonominë e vlonjatëve, duke i lënë në mjerim.

Postimi i plotë

Në 8 vite qeverisja e “Rilindjes” rrënoi ekonominë e familjeve të thjeshta të Vlorës duke i lënë në mjerim trishtues.
Në mjerim trishtues, të papunë dhe pa ndihmë ekonomike, si familja e Baftjarit dhe Elisabetës, janë edhe mijëra të tjera në të gjithë Vlorën, që “Rilindja” u privoi shpresën dhe të drejtën e një jete të mirë, dinjitoze dhe të sigurt!
FITORJA e 25 prillit është fitore për të gjithë qytetarët e Vlorës, të cilët meritojnë më shumë mundësi, punë të mirëpaguara, pavarësi dhe ndihmë ekonomike, si dhe shërbime publike të prekshme.

Ky është misioni ynë!

LSI e mban fjalën!

25 prilli do jetë fitorja e njerëzve të thjeshtë!

Të gjithë së bashku për t’ia kthyer Vlorën, vlonjatëve.

PRANVERA SHQIPTARE po vjen! Vlora do t’ja bëjë fora!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re