2 nëntori shënon afatin e fundit për aplikimin e prokurorëve që synojnë të drejtojnë prokurorinë e posaçme kundër krimit dhe korrupsionit.

 

Ky afat skadon sonte në mesnate e deri në atë moment pritet që të shprehin pëlqimin edhe pjesëtarë të tjerë të këtij institucioni.

 

Deri më tani janë zyrtarizuar tri kandidatura: Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani.

 

Ndërkohë, kreut aktual të SPAK, Arben Krajës i mbaron mandati i tij 3-vjeçar në datën 18 dhjetor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re