Pak ditë me parë Kuvendi miratoi ndryshimet e reja të Kodit Zgjedhor, të cilat u votuan pa dakordësine e opozitës jashtë parlamentare.

Në ligjin e ri pragu elektoral është ulur me 1%, ndërkohë që po ashtu është dhënë mundësia që një person mund të kandidojë në 4, pra në rreth 20 bashki të vendit.

Referuar propozimit, nëse ai arrin të grumbullojë votat e nevojshme në 4 qarqet, merr mandatin e deputetit dhe zgjedh se cilën qark do të përfaqësojë.

I ftuar në emisionin “Aktualitet” në Fax News, Vasili e cilësoi këtë mënyrë kandidimi si banalitet që nuk prodhon asgjë.

“Kthimi i kandidimit të kryetarit në shumë qarqe është një banalitet. E kemi pasur u vlerësua që ishte një vulgaritet që nuk prodhonte gjë. E kthyen të gjitha gjërat e lëna pas me një kurajo të çartur dhe kjo është vetëm nga gjitha paranojat që ka ai.

Madatin e tretë e di vetë ai nuk ekziston se nuk do të fitojë. Cfarë është 1%, është një idiotësi pa kuptim. Nuk mund të marrësh copa një çik nga Kirgistani, pak nga Franca, pak nga Italia, kur merr modelin elektoral e merr të plotë. Ky model që zgjodhën këto u kritikua.”- tha Vasili.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re