Sali Berisha ka komentuar votat preferenciale në Tiranë, që vazhdojnë të numërohen, teksa përmendi Ilir Metën, presidentin e Partisë së Lirisë, i cili kandidoi në listë të hapur, por nuk siguron votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet.
Berisha tha se Ilir Metës “Po i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjë njeriu ndonjëherë, nga armiku kryesor i votës së lirë, Edi Rama.”
“Sa i përket Ilir Metës atij po i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjë njeriu ndonjëherë, nga armiku kryesor i votës së lirë, Edi Rama. Si është kjo? mbaje në burg që të fitojë. Kjo dëshmon efektin e terrorit politik ndaj tij”, tha Berisha.