Erion Veliaj do të kandidojë sërish për një mandat të tretë në Bashkinë Tiranë në zgjedhjet lokale të 2023 dhe për këtë ka edhe bekimin e kryesocialistit Edi Rama. Gjatë një në një intervistë për emisionin “Repolitix” në Report Tv, Veliaj tha se dëshira e tij është që të mbyll të gjitha punët e nisura në Tiranë dhe se ligi ia lejon edhe një mandat të 3-të.

“Me ligj e kam edhe një mandat të tretë, duhet të mbarojmë disa projekte që kemi nisur piramida, unaza e madhe, kopshti zoologjik dhe botanik, dua të çoj deri në fund projektin e bregut të lumit. Dëshira dhe pasioni im është të jem sërish në krye të Bashkisë Tiranë. Kam marrë bekimin e lidershipit të PS”, tha Veliaj.

Lidhur me projektin e ndërtimit të kullave në territorin ku ndodhet Partia Demokratike duket se një kërkesë e tillë i ka shkuar edhe Bashkisë së Tiranës nga pronarët e tokës që është familja Toptani. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ka një interes të tillë nga kjo familje por problemi qëndron se familja Toptani është pronare e tokës, ndërsa godina është në administrimin e PD dhe pa zgjidhur konfliktin mes të dyjave, Bashkia e Tiranës nuk mund të shqyrtojë asnjë ndërtim dhe plan urbanisitik.

 “Selia e PD ka një ngërç ku tokën e ka familja Toptani dhe prona është në administrimin e PD-së, pra flasim për dy pronarë të ndryshëm. Ka pasur në bashki një shprehej interesi me kullat dhe është sjellë nga pronarët e tokës, të cilët kanë pretenduar se kanë një dëshirë për të zhvilluar pronën, por urbanistika e ka të pamundur ta shqyrtojë nëse PD dhe pronarët nuk bien dakord. Nëse bien dakord do shqyrtohet ndërtimi sipas regullave të urbanistikës”, tha Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re