Kandidati për kryetar në Partinë Demokratike, në garën e hapur brenda një pjese të PD-së zyrtare, Gjergj Hani, i cili do të kandidojë përballë Bashës, është shprehur se ky i fundit nuk mund të rikthehet në krye të PD-së vetëm duke thënë se ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA.

Komentet Hani i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, ku rrëfeu edhe arsyet pse u bë pjesë e garës për kreun e PD-së.

“Më mungon eksperienca në media. Nuk është se më intereson media për mënyrën si mund të kontrollohet masa. Sot dhanë një përshtypje të qartë se nuk i intereson plani i Gjergjit për ndërtimin e PD-së, por gjëra të kota. Unë anëtar i PD kam kërkuar të jem që në 91-shin. Mu refuzua asokohe anëtarësimi me arsyetimin se partia kishte një nen se nuk lejoheshin njerëzit e dënuar, megjithëse isha i dënuar politik. Diçka u thye brenda meje që atëherë.

U ktheva nga Italia në 2012 dhe që nga ajo kohë kam qenë anëtar i thjeshtë i PD. Të njohësh partinë këtë sens, pra strukurat, nuk mendoj se duhet të jetë kriter në të ardhmen. PD nuk duhet të jetë një parti numrash. Vendosa të kandidoj sepse nuk dua të jem më bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë.

E refuzoj kategorikisht dhe mënyra sesi shpresoja që Basha do të kthehej jo vetëm me kartën e të qenit non grata të Berishës, por do të kthehej dhe të tregonte se çfarë ka ndodhur realisht me historinë e asaj partie. Ka qenë pjesë e establishmentit dhe të kthehesh vetëm duke thënë që Berisha është non grata… më kujton vetëm një paralelizëm shumë të qartë kur Berisha tha se jemi të gjithë bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë”, është shprehur Hani.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re