Sali Berisha i ka dhënë afat qeverisë deri më datën 13 shkurt për të menduar në lidhje me propozimin e PD-së që të njihen dokumentet e identifikimit të emigrantëve në vendet e huaja ku janë prodhuar.
Berisha u shpreh se në të kundërt Partia Demokratike nuk do të votojë amendamentet e kërkuara nga qeveria.
Kreu i PD-së theksoi se synojnë që në zgjedhjet e 11 Majit t’u jepet e drejta për të votuar sa më shumë emigrantëve shqiptarë.
Sali Berisha: Nëse qeveria nuk do të njohë dokumentet e identitetit të qytetarëve të vendeve të huaja ku janë prodhuar nuk votojmë amendamentet e kërkuara nga qeveria.
Nuk i votojmë. Po kërkojmë që sa më shumë qytetarë të gëzojnë të drejtën Kushtetuese, këta po kërkojnë që sa më pak qytetarë të ushtrojë të drejtën kushtetuese dhe ne nuk ngremë dorë, jo, s’do të votojmë.
Nëse votohet njohja e dokumenteve, do të votojmë dhe ne kërkesën e KQZ për lëvizjen e afateve. Nuk shkelim kushtetutën, nuk thotë që duhet të ketë pasaportë. E kushtëzojmë votën që tu njihet e drejta Kushtetuese, kanë kohë deri më datën 13 të mendojnë.