Lufta që ka shpërthyer mes Ukrainës dhe Rusisë përveç dëmeve në njerëz , ka edhe kosto të tjera siç janë ato ekonomike. Prej ditësh tashmë, kanë ndaluar fluturimet drejt Ukrainës apo anasjelltas si pasojë e situatës së pasigurt që aktualisht ka pushtuar të gjithë rajonin përreth.

Të gjendur përballë kësaj situate, shumë agjensi udhëtimesh janë gjendur përballë kërkesave të klientëve të cilët kanë kërkuar të anullojnë prenotimet e tyre turistike apo qoftë edhe udhëtimet e afërta nga Shqipëria drejt Ukrainës gjithashtu edhe anasjelljtas.

Pyetje: Në agjensinë tuaj ka patur prenotime? Nga ana e shtetasve ukrainas?

Kemi prenotime për sezonin maj dhe qershor, për sezonin turistik. Por ka edhe disa që i kanë anulluar. Për shembull një familje telefonon vazhdimisht për të thënë se është në mëndyshje dhe nuk e dinë sesi të veprojnë. Kjo gjë ndikon shumë edhe në financën tonë dhe të çdo turisti që prenoton paketat turistike.

Pyetje: Ka pasur raste kur shtetasit e huaj apo ato shqiptarë kanë ndërprerë prentotimet e tyre apo kanë kthyer biletat?

Ka pasur persona të cilët kanë prerë bileta për të ikur në Kiev ku punojnë si inxhinierë apo në procfesione të ndryshme. I kanë prenotuar më parë për të udhëtuar drejt Kievit, por do i anulojnë sigurisht sepse tashmë nuk është e mundur.

Atëherë unë si agjensi do flas me agjensitë ndërkombëtare për mundësinë e kthimit të një pjese të përqindjes të biletave apo prenotimeve. Më të shumta janë kthimet nga Ukraina në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Greqi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re