Pedagogu Ervin Goci ka dhënë një intervistë për “News24” lidhur me protestës, dhe të shoqëruarit gjatë protestës. Nga komisariati nr.1, ai u shpreh se kjo protestë nuk do të ndalet pa dhënë dorëheqjen e kryeministrit Rama.
“I gjithë Parlamenti është një kotësi e madhe dhe ka bërë të gjitha dëmet për të cilat ne protestojmë, Në vend që Parlamenti të flasë për qytetarët dhe problemet që kanë, por shkojnë dhe respektojnë verdiktin e një njeriu që e shet veten se perandor. Kanë marrë gazetar e kanë shoqëruar sepse ka bërë punën, është absurde. Këtu është dhunë që të intimidohen njerëzit, për të përhapur terror dhunë. Kanë arrestuar njerëz në kafe, që ishin në spital duke u kuruar. Protesta është kombëtare, masive dhe e Diasporës. Kjo protestë nuk do mbarojë pa dhënë dorëheqjen Kryeministri. Kjo është një gjë e jashtëzakonshme”, tha ai.
