Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka takuar në burgun e Hagës ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin.

Në lidhje me këtë vizitë ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha i cili në formë ironie shprehet se Rama bën mirë që takon shokët në ditë të vështira por të mos harrojë edhe ministrat dhe deputetët që ndodhen në burgjet në Shqipëri, duke iu referuar ish-ministrit Saimir Tahiri, Lefter Koka apo deputetit Alqi Bllako.

Sipas Hoxhës nga mërzitja ata mund të flasin edhe për SPAK-un.

Postimi i Hoxhës:

Zyra e propagandes e Kryeministrit shperndau me shpejtesi rrufeje lajmin se:

“Kryeministri Rama, vizitoi sot ne burgun e Hages, ish-presidentin e Kosoves Hashim Thaçi”.

Shume mire ben qe i viziton shoket ne dite te keqia, qofshin ata dhe ne qelite e burgut.

Po mos harro edhe keta shoket ketu, ministra dhe deputete, qe te kane mbetur ne burgjet tona.

Kane nisur te merziten duke folur me vete dhe ben vaki te fillojne te flasin me SPAK-un.

E nise qe e nise kete punen e vizitave ne burg, çoje deri ne fund se nuk te del per keq!

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re