Lulzim Basha është shprehur se protesta e 20 shkurtit e thirrur nga opozita dukej sikur ishte bërë kundër PD-së , por shtoi ai, nëse ishte kundër qeverisë, shumë mirë.

Basha ndër të tjera se rruga e vetme për t’u përballur me qeverinë është të orientohen përballë tyre, dhe jo të mbajnë thika me helm prapa shpinës së njëri-tjetrit.

“Unë nuk dua të hyj në një diskuam përgjigjet për të cilën i ka dhënë vetë ata që për fat të keq kanë lënë  përshtypjen sikur protestën e kishin bërë kundër PD. Nëse e kanë bërë kundër qeverisë, shumë mirë, bravo u qoftë. Të përpiqen të bëjnë një dhe më të madhe. Të përpiqen të shërojnë plagët brenda opozitës të shkaktuara nga ata.

Rruga e vetme për t’u përballur me qeverinë është të orientohemi dhe të përballemi me qeverinë, jo të mbajnë prapa shpine thika me helm prapa për njëri-tjetrin”, tha Basha.

Ndër të tjera Basha foli dhe për ftesën që t’i bashkohet Federatës së Opozitës.

“Zakonet e vjetra që na çuan në këtë pikë nuk kanë reshtur. Nuk do të harxhojmë asnjë minutë kohë me konfliktin e brendshëm. Hapi i parë është ndalja e çdo akti përçarje, nuk ka justifikim, është shërbim i pastër që i bëhet qeverisë dhe kryeministrit.

Disa në opozitë kanë hallin e karriges së tyre, sesa hallin e bashkimit të opozitës dhe përballjes me Edi Ramën. Po të kishin këtë të dytën, do i kishin vënë fre gjuhës”, tha Basha.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re