Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Opinion”, ka hedhur akuza ndaj mazhorancës. Teksa theksoi se opozita mund të fitojë zgjedhjet në çdo moment që mund të mbahen, Basha denoncoi sërish pagesat për inceneratorët, që sipas tij janë në kontrollin e plotë të anëtarëve të Bandës së Lushnjes. Sipas Bashës të gjitha mediat në vend janë të kapura dhe e kanë censuaruar edhe fjalën e tij, sa herë që ka bërë denoncime për inceneratorët.

“Unë kam planin, vizionin dhe ambicien për të larguar Ramën një orë e më parë. PD dhe opozita e bashkuar do t’i fitojnë këto zgjedhje. Opozita e bashkuar ka vetëm një qëndrim. Kjo që ka ndodhur këto dy javës, ka qenë një manovër e dëshpëruar tipike e autokratëve në fund të mandatit të tyre.

I gjithë ky diskurs jo reforma zgjedhore, akti terrorist me Teatrin, përpjekja për të ringjallur debatin për reformën në drejtësi, është një përpjekje e Edi Ramës për të hequr vëmendjen e asaj që ndodh në Shqipëri, kriza e thellë ekonomike dhe politike.

Sot më 28 maj i ka paguar këtyre të bandës së Lushnjës 720 mijë euro. Detyrim kapari korruptiv. Është vepër kriminale e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Arben Ahmetajt. Ky është një nga vendet e pakta ku unë jam censuruar. Ndërkohë, mijëra familje nuk kanë përfituar pagën e luftës”,-tha Basha, që gjeti edhe habinë e Fevzit.

Blendi Fevziu: Ju po thoni që edhe deklaratat e kryeopozitarit janë censuruara? Jeni të sigurtë që nuk keni qenë ju gabim?

Lulzim Basha: Po, padiskutim, 400 milionë euro. Është një buxhet i madh që shpërndahet televizion më televizion, ekran më ekran e gazetë më gazetë…Po jam i sigurtë.

Me siguri që kryedemokrati ka harruar ndonjë televizion që ende është i lirë, dhe ka pasqyruar ccdo deklarat të opozitës me të gjitha aferat korruptive, për të cilat është përfolur Arben Ahmetaj apo Klodian Zoto.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re