Ish kryeministri Sali Berisha sot feston ditëlindjen e tij të 79-të. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka dhënë një mesazh për të gjithë qe e mbështesin.

Berisha thotë se sot ka nisur një vit tjetër në vjeshtën e bukur, ndërsa falënderon zotin që ndihet i motivuar dhe besimplotë.

Një falënderim të veçante e kishte për bashkëshorten e tij dhe familjarët, që siç shprehet Berisha ‘ndihmën e tyre fort të çmuar kanë kthyer në numra vitet e udhëtimit tim’.

Mesazhi i Sali Berishës

Sot 79 vjeç!

Miq,  nis kështu një vit tjetër në vjeshtën e bukur të jetes time. Lavdi Zotit, ndihem i motivuar dhe besimplotë në rrugën tonë, njëlloj si në fillimet e saj. Mirënjohje të pafundme, Lilit, fëmijëve, familjarëve të mi që kanë sakrifikuar aq shumë per mua, të gjithë miqve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve që me miqësinë, bashkëpunimin, frymëzimin dhe ndihmën e tyre fort të çmuar kanë kthyer në numra vitet e udhëtimit tim. #sb

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re