Zëdhënës i KQZ në Kosovë, Valmir Elezi, në një lidhje Skype për Fax News tha se procesi i votimit po vijon normalisht dhe deri më tani nuk janë hasur probleme, duke shtuar se deri në orën 15:00 kanë marrë pjesë 27% e qytetarëve.

Elezi theksoi se krahasuar me vitin 2017 ka një rënie të pjesmarrjes së votuesve në proces dhe se në orën 19:00 pritet të jepen të dhënat e sakta sa i takon rezultatit.

Ndër të tjera Elezi tha se komuna me pjesmarrjen më të lartë në votime është ajo e Mitrovicës së Veriut me rreth 50%.

“Kemi qenë në gjendje gatishmërie nëse do kishte probleme, procesi ka shkuar mirë, më pas se një orë në përfundim të votimit.

Të dhënat e fundit tregojnë se në disa periudha kohore, 15:00 27% 499 mijë votues, nëse i krahasojmë me ato të vitit 2017 në të njëjtën kohë 29% e qytetarëve kishin votuar pra ka një pjesmarrje më të ulët.

Zakonisht në Kosovë, sa i përket koëzgjatjet që thonë se hapen në 7 të mengjësit dhe mbyllen në 19, por janë saktësuar momentet nëse në kohën e mbylljes ka qytetarë në radhë duke pritur për të votuar.

Komunat me pjesmarrjen më të lartë rreth 50% e tyre, Mitrovica e Veriut ku kanë votuar 10 mijë qytetarë megjithatë do të presim përfundimin e procesit për të dhëna më të sakta.

KQZ është munduar maksimalisht për të respektuar masat anti-Covid në kujdes të shëndetit të qytetarëve, është paska sfiduese sepse qendrat e votimit kanë qenë të votuara.

Ne kemi komunikuar me trupat tanë zgjedhorë që këto masa të zbatohen me përpikmëri.

Sonte shpresojmë që do publikojmë zgjedhjet për kryetar komune, 38 komuna, numri i kandidatëve 166, brenda pak orëve do bëhet e mundur një rezultat përfundimtar”-u shpreh Elezi.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re