Në protestën e zhvilluar sot para bashkisë së Krujës, qytetarët bënë thirrje që të vihen para përgjegjësisë personat e mirëmbajtjes së rrjetit të cilët sipas tyre cuan në këtë helmim masiv.

Të gjithë thanë për mediat se dyshojnë se se tubacioni i përdorur për rrjetin e ujësjellësit në Krujë përbëhet nga tuba nafte të marra në Ballsh apo në minierat e Bulqizës, duke e mbështetur këtë në ngjyrën e ujit që rrjedh në rubineta.

Një prej qytetarëve në një prononcim për mediat tha se zgjidhja e tyre e vetme është protesta pasi nuk mund të luhet në këtë mënyre më jetën e fëmijëve.

“Të merren masa nga kryeatri I Bashkisë I cili po pati pak burrni dhe seriozitet sepse e kanë kthyer Krujën në Moldavi.

Nuk luhet me jetën e fëmijëve tanë, unë kam 2 vetë, nënën e tyre bashkë me ta e kam cuar në spital me diarre e bark. Ca bëhet kështu?Kush e dëmshpërblen popullin e Krujës? Zgjidhja jonë është protesta ndaj këtyre ushtarëve të shtetit”-u shpreh ai.

Kujtojmë se javën e kaluar në Krujë u helmuan 600 persona, mes tyre 150 fëmijë dhe situata me ujin e pijshëm vijon mjaft kritike.

Uji në rubineta nuk është për konsum, për t’u pirë apo gatim, po thjesht për qëllime sanitare.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re