Ka përfunduar procesi i deklarimit të formularëve të pasurisë për 35 kandidatët e kualifikuar si agjentë të BKH-së. Deklaratat janë dorëzuar nga kandidatët me e-mail komisionit të Byrosë Kombëtarë të Hetimit.

Anëtarët e komisionit do të verifikojnë pasuritë e tyre dhe të familjarëve të tyre. Burime pranë komisionit bëjnë me dije se disa prej kandidatëve nuk i kanë plotësuar sipas ligjit deklaratat e pasurisë.

Pas përfundimit të këtij procesi të kualifikuarit do ti nënshtrohen testit të poligrafit, që do bëhet nga anëtarë të SHÇBA, kreu i SPAK-ut dhe anëtarët e komisionit. Ndërkohë, për vakancat për plotësimin e 60 hetuesve të BKH-së, gara pritet që të rihapet sërish në fillim të vitit 2021.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re