Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se do opozita do të vijojë të qëndrojë e palëkundur në vendimet e saj dhe këtë do ta pasqyrojë edhe gjatë seancës plenare që pritet të mbahet ditën e nesërme (02 Nëntor).

I pyetur për praninë e gardës, e cila pritet të jetë prezentë edhe gjatë kësaj seance, Berisha ftoj qytetarët ta ndjekin për ta pare se ç’mund të ndodhë.

“Kanë mobilizuar me të katërt repartet e gardës, por ne qëndrojmë të palëkundur në vendimet tona, në mbrojtjen e të drejtave të cilat s’janë personale, janë të drejta për çdo qytetar opozitar”, tha ai.

Sali Berisha: Qytetarë dhe qytetare, ju ftoj ta ndiqni, kanë mobilizuar me të katërt repartet e gardës, por ne qëndrojmë të palëkundur në vendimet tona, në mbrojtjen e të drejtave të cilat s’janë personale, janë të drejta për çdo qytetar opozitar.

Ai ka patur guximin të votojë kundër qeverisë, dhe qeveria kërkon të konfiskojë të drejtat e tij duke u mohuar çdo lloj përfaqësimi zgjedhësve të opozitarëve shqiptarë.

Ora po afron dhe qytetarët mezi po presin dhe u garantoj se kjo lëvizje, kjo betejë pa kthim do kurorëzohet me sukses të plotë nga lëvizja e fuqishme qytetare e shqiptarëve ndaj këtij regjimi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re