Kryeministri Edi Rama foli sot nga Cërriku për procesin e legalizimeve në vendin tonë.
Rama tha se me ardhjen e PS në pushtet janë kryer rreth 270 mijë legalizime dhe se tashmë kanë mbetur rreth 60 mijë të tjera për t’u bërë.
Sakaq Rama nuk kurseu as kritikat lidhur me procesin e legalizimeve.
Kryeministri tha në këtë proces kanë ndodhur gabime që nuk duhet të përsëriten më.
Sakaq ai theksoi se deri në 2028 do të mbyllet plotësisht procesi i legalizimeve.
Edi Rama: E para bashkia ka marrë një autoritet tani. E dyta janë kryer 270 mijë legalizime, kanë mbetur edhe 60 mijë të tjera sepse janë shumë dhe janë bërë në të kaluarën gabime të rënda me legalizimet, ka pas gabime dhe poshtërsira të mëdha, ne nuk duam t’i përsërisim këto.
Duam që të mbyllen ne 2028 bashkë me inventarizim, prandaj kemi futur në lojë bashkitë. Duhet dhe pak durim, kur ne kemi marrë detyrën ishin bërë 21 mijë legalizime nga të cilat një pjesë ishin kriminale. Tani janë dhe 60 mijë dhe besoj se këto 3 vite që vijnë deri në fund të 2028 do të përmbyllin këtë proces.