Për kětë recetë duhen :

  • 1 lakër e bardhë e madhe
  • 1-2 kg domate jeshile
  • 5 copë speca jeshile dhe 5 të kuqe
  • 1 kg kastraveca natyral (jo sere)
  • 5-6 kokrra qepë të thata
  • 2 kokrra hurdhëra
  • 1 gotë uji uthull rrushi ose molle
  • 1 tufë majdanoz
  • piper i zi, jeshil, i kuq, i bardhë
  • spec djegës, sipas děshirës
  • kripë kokërr madhe

Pasi i kemi larë perimet, i grijmë me radhë, duke filluar me lakrën, domatet, specat, kastravecat, qepët, hurdhërat, ju hedhim kripë dhe i vendosim në një enë plastike me kapak për 24 orë..

Pas 24-orësh, ju grijmë majdanozin, hedhim piperin kokërr, uthullën dhe i përzjejmë me duar, pastaj i mbushim nëpër kavanozat e pastër, ju hedhim lëngun që kanë nxjerë vetë perimet, duke e ndarë në mënyrë të barabartë, për ç’do enë, pastaj shtojmë ujě të cilin e kemi zjerë dhe ftohur, derisa të mbulohen, përsipër ju hedhim pak vaj ulliri.I mbyllim mirë kavanozat me kapak të rinj, i valojmë 3-4 minuta, dhe i lemë të ftohen gradualisht…Për 2-3 jav ë janë gati. Kjo është mënyra më e mirë për të eliminuar erën karakteristike që kanë turshitë, nëse do i mbanim në enë të hapura. Ju bëfshin mirë!

 

 

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re