Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi më të rinjtë në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, ka ironizuar partitë e reja në garë për zgjedhjet e 11 majit, duke i cilësuar si “shitës qylymash fluturues”.

“‘Thonë jemi të rinjtë, forca të reja’, shitësa qylymash, fluturues. Dalin në rrugë për të shit qylyma, hajde hyp në qylym se do të të fluturojë unë. I ka provuar Shqipëria qylymat fluturues”, tha Rama, ndërsa shtoi partitë e reja nuk kanë asnjë të re përveç moshës dhe fytyrës.

Më tej Rama nuk kurseu as ironitë për Partinë Demokratike- Aleanca Shqipëria Madhështore, ku tha se emrat  e tyre janë “Sudja, Rrapush Xhaferri, Vehbi Alimuça dhe një Ceno”, të përfshirë në skemën e firmave piramidale.

“Çmendën dynjanë, i thonin shqiptarëve, hajdeni ju fusni një dhe merrni dy, të hënën fut 1 milion lekë, të premten merrni dy milionë. U bë deti kos! Bufi kënetës thoshte “futuni, futuni se janë paratë të pastra, do e bëjmë Shqipërinë Madhështore’”, tha Rama.

Rama: Ka dhe nga këta që shesin qylyma, i keni parë. ‘Thonë jemi të rinjë, forca të reja’, shitësa qylymash fluturues. Dalin në rrugë për të shit qylyma, hajde hyp në qylym se do të të fluturojë unë. I ka provuar Shqipëria qylymat fluturues. Pyesni prindërit tuaj si ju shkoj fluturim në 97’ me Suden dhe me Rrapush Xhaferrin.

Ju si dini këto, por këta janë emrat e “Shqipërisë Madhështore”, Sudja, Rrapush Xhaferri, Vehbi Alimuça dhe një Ceno. Çmendën dynjanë, i thonin shqiptarëve, hajdeni ju fusni një dhe merrni dy, të hënën fut 1 milion lekë, të premten merrni dy milionë. U bë deti kos! Bufi kënetës thoshte “futuni, futuni se janë paratë të pastra, do e bëjmë Shqipërinë Madhështore”.

Kështu janë dhe këta të qylymave, që kanë të re veç fytyrën edhe moshën, asgjë tjetër. Ndërkohë që për ne është e rëndësishme të jemi të qartë, të dimë çfarë po bëjmë dhe ku po shkojmë. 11 maji nuk është tifozllëk.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko