Janë liruar banorët e zonës 5 maj të cilët u arrestuan që në datën 22 shkurt për protestën që po bënin kundër shembjes së banesave të tyre pas aksionit që ndërmori IMT dhe policia. Kujtojmë se mes të liruarve ishte edhe një nënë e cila ka fëmijë të moshës shumë të vogël, gjë që nuk lejohet të ndodhë pa pasur një vepër penale të rëndë të kryer.

“Ata në fakt thanë se na kanë arrestuar në flagrancë, gjë që nuk është e vërtetë. Nuk e di se kujt i thonë flagrancë por sipas meje bëhet fjalë për të arrestuar në vendngjarje. Nuk e di se ku e gjejnë këtë të drejtë”– u shpreh njëri prej banorëve që u lirua nga komisariati i policisë.

“Imagjinoni se çfarë duhet të bëjnë disa banorë të cilët po përpiqen të mbrojnë banesat e tyre. Ne do vazhdojmë të mbrojmë cfarë të mundemi të paktën të mbrojmë dinjitetin. Do i vazhdojmë protestat sepse ende nuk janë prishur të gjitha banesat. Do prishen me qindra banesa tek njësia 8. Por asnjë banor nuk ka firmosur për këtë marrëveshje”– tha një tjetër banor.

Prej muajsh banorët e 5 Majit në Tiranë kanë protestuar kundër shembjes së shtëpive të tyre të cilat sipas njoftimit të ardhur preken nga projekti i ri që përmban ndërimin e disa pallateve për strehimin e qytetarëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re