Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ákuzuar pòlicinë dhe Inspektoratin se nuk po zbatojnë vendimet e Qeverisë për masat anti-Còvid. Ka thënë se përgjegjësia do të kërkohet në mënyrë zinxhirore dhe se Pòlicia duke shkèlur vendimet e Qeverisë ka lejuar të mbahen edhe pròtesta gjatë kohës kur janë ndalur tubimet me vendim qeveritar.

“Inspektorati dhe pòlicia duhet të bëjnë punën e tyre dhe të zbatojnë ligjin dhe vendimit të qeverisë për mbajtjen e distancës, maskës. Jemi të shqetèsuar me mosrespektimin e masave në disa raste dhe me mos angazhimin e inspektoratit dhe pòlicisë në disa raste. Ka pasur pròtesta në mes të Prishtinës dhe aktivitete sportive. Zinxhiri komandues duhet të marrë përgjegjësi për mos respektimin e vendimeve të Qeverisë”, ka thënë Hoti, raporton Express.

Ai gjithashtu ka thënë se pas vlerësimit të situatës aktuale me Còvid, kanë ardhur në përfundim që tri masat që duhet të zbatohen detyrimisht janë mbajtja e maskës, distancës dhe higjienës personale.

“Ne bëmë një vlerësim të situatës në të cilën jemi. Ju e keni pa rritjen e numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit. Dhe po mundohemi që të koordinojmë aktivitetet për të menaxhuar këtë situatë. Kemi hùmbur tre mjekë, dhe në këtë rast dëshiroj të shprehi ngushëllime dhe për të gjitha familjet që kanë humbur të afërmit e tyre nga kjo pándemi. Tri instrumentet që na ndihmojnë të parandalojmë këtë situatë, derisa s’kemi vaksinë. Mbajtja e detyrueshme e maskës, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienes personale”, ka shtuar Hoti.

Kryeministri ka paralajmëruar se nëse i rekomandohet nga ekspertët është në gjendje të marrë edhe masat më ekstreme. Hoti theksoi se nga 700 shtretër në dispozicion, 130 janë të lirë, ndërsa janë duke menduar riorganizimin komplet të QKUK-së, për ti mbyllur disa klinike, e për t’i vënë në dispozicion të menaxhimit të pandemisë Covid-19.

Ne po bëjmë të pamundurën brenda shërbimit spítalor që të krijojmë kapacitetet shtesë. Ta parandalojmë situatën, ku nuk ke ku të shtrish njerëzit që kërkojnë të shtrihen në spítal. Ndërkohë që po flasim janë 570 qytetarë të shtrirë në qendrat klinike dhe në spítale regjionale. Dhe ne kemi diku rreth 700 shtretër në dispozicion, nuk kemi më shumë. E tash duhet të mendojmë për riorganizim komplet të qendrës Klinike Universitare, për të mbyllur disa prej klinikave dhe për t’i vu në dispozicion të menaxhimit të kësaj situate”, ka deklaruar Hoti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re