Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri ka kritikuar ligjin e kaluar me dakordësinë e PD-së dhe të PS-së për Parandalimin e Pastrimit te Parave, i cili u votua gjatë seancës së të enjtes.

Sipas Tomorrit, në rast se një banke apo një zyre të këmbimit valutor i kalon një transaksion i dyshimtë, cilado qoftë vlera e tij, ata do të përballen me një gjobë prej afro 5 milionë eurosh.

Tomorri thotë se me këtë standard, e justifikuar me ekspertë gjermanë ”mund të palosen gjysma e bankave në Shqipëri”.

Postimi i plotë i gazetarit:

Para dy ditesh votuan disa ndryshime ne ligjin per Parandalimin e Pastrimit te Parave keta ne Kuvend. Kane votuar nje kryeveper te budallekut aty.

Sipas ndryshimeve, nese nje banke apo nje zyre te kembimit valutor i shpeton nje transaksion i dyshimte per pastrim parash, asaj i vihet automakisht gjobe 10 per qind e xhiros ose 5 milione euro.

Shikoni pak cfare hajvanlleku kane bere. Transaksioni mund te jete edhe 100 mije euro. Por gjoba do jete 5 milione euro.

E para kjo eshte antikushtetuese se shkel haptazi parimin e proporcionalitetit. Ndeshkimet jo proporcionale jane shtremberimi me i madh i drejtesise.

Se dyti, qe ta kuptoni sa mend kane kur bejne dhe votojne ligje. Keta bejne ligj per t’u vene gjobe 5 milione euro, bankave tona? Me keto lloj gjobash palos Cityn dhe Ëells Fargon, jo me keto bankat tona, sidomos keto me pronare shqiptare njehere.

“Na ka thene eksperti gjerman”- thone. Po ca gjermani ere? Mendoni pak para se te votoni keto lloj xhevahiresh se me dy gjoba si keto palos gjysmen e bankave ketu.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re