VAU I DEJES- Policia në Vaun e Dejës ka mundur të parandalojë përshkallëzimin e një konflikti mes tre personave. Mësohet se dy vëllezër me inicialet N.Gj. dhe T.Gj, të dy banues në Vaun e Dejës, kanë kanosur me armë zjarri një 72-vjeçar me inicialet N.N.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur mes tyre në orën 17:30.

Informacion Paraprak

Me datë 09.05.2018, në orën 17:30, në Vau Dejës ka patur një konflikt, ku shtetasi N.N. , 72 vjeç, është kanosur me armë zjarri nga vëllezërit N.Gj dhe T.Gj, banues Vau Dejës.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen e personave dhe parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Po kryhen veprimet me grup hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re